Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:59

Natë në Montparnasse


Tout pase par le regard
Perëndim.


E caktoi fati:
Dielli në gijotinë!
E pat!...
Nga satëri terr koka iu këput
në horizont;
u rrokullis
në tjetrën botë!...

Natë.
I.
Montparnasse,
vonë...
Endem me një bosh thellë vetes,
si hon...
Shoh ngado njerëz të vonuar
tek rendin t'i rrëmbejnë ca çaste më tepër
perëndeshës Kohë;
riparojnë humbjet,
ditë të ikura,
që s'kthehen mjerisht dot!
Parisi,
Reine du Monde ,
me pamje përjetësie
e thellon pikëllueshëm vetminë...
Ndjehem i harruar...
tempujt, katedralet
me shtatin lart në qiej,
lakmojnë lartësitë
duke prekur me gjymtyrët e hollë, eshtakë
vellon e yjtë të gjithësisë!
Hëna u shfaq e zbehtë
nga tjetra anë e botës;
fytyra e saj qiellin stolisi.
Hipi në Eiffel,
poshtë meje feks Parisi...
Shigjeta vetëtitëse sulen,
çjerrin hapësirën,
flijohen në terr...
Nata po mbytet,
në Etoil,
Champs Elisée,
në Bulevardet e Mëdhenj...
Parisi
u ndez i gjithi
dhe terrin prej trupit zhveshi,
dalngadalë,
si në një seancë striptize!
I paanë në pamje,
mahnitës,
mashtrues,
i deh e i zë krijesat
në rrjeta ëndrrash;
Ç'magji!
Yjet këputen
bien në Seine;
mbi ujë si perla vezullojnë, ndrisin;
nën urat kalojnë batotë ,
lundra ëndrrash,
ankorohen në ishullin Saint-Louis,
në zemrën e Parisit.
Në Notre Dame  rrahin këmbanat.
Me krahë të padukshëm,
shpirtrat pa trup,
po ngjiten në qiell...
Nëpër skuta të fshehta të vetes,
të cfilitur nga faji
lëngojnë pendimtarët,
luten t i falin!...
Mon Dieu ,
ç'padrejtësi,
mbjellë në ishull,
në Eden ,
Mizori Consiergerie?!
Shën Mari!
Tempulli i gijotinës,
kjo hije vrasësi,
zymton në natë si një varr...
Majat e kullave të tij
qiellin therrin,
si heshta janë ngulur në të!
Ndëshkoheni...
(Kohë moderne,
gijotinë s'ka më!)
Por,
mbi ndërtesën e ndëshkimit,
të ngrirë në shprehje
si fytyrë xhelati,
drita rebele u godit,
ia këputën shtatin.
E ekzekutuan robinën!
Drita e ç'shenjtëruar në atë Kasbah ,
iku
mori arratinë..!
U fik,
e vranë vërtetë?
Mbi Eiffel,
me gjakun e saj është shkruar:
100 V J E T
Gjeniu
Zot, pse i harrove njerëzit?!..
mos vallë
enkas,
të tillë i ke krijuar,
meskinë,
xhelozë,
të dyzuar,
të mos gjenin kurrë qetësi?!
shpagim për faje të hershëm?
Të ligështuar luten heshtur:
Atë që s'na fale në këtë jetë, o Zot,
mos na e moho në tjetrën!...
Por, edhe sikur të jetonin në qiell,
përjetë,
dhe toka,
befas,
para syve t'u shfaqej,
do ta ndjenin veten po aq,
nga qiejt të pakënaqur!
Të etur,
të paduruar,
për të fantazuarën
Tokë të premtuar ,
do t'i braktisnin qiejt,
zbrazësinë,
ku u rrit e u rrënua
eiffel-i i ëndrrave të tyre,
si Kulla e Babilonit!

 


II.
Të kujtohet, Christel,
Tout passe par le regard! ~
Montparnasse, Raspail ...
Në kryqëzim,
Balzaku i Rodenit ,
i ndaluari,
i mistershëm, i mbyllur si murg..!
...
Zogjtë flenë në Parkun Luksemburg,
në atë oaz nate,
Aty do të vish dhe ti,
si më i rralli zog i gjithësisë,
për ta bërë të paharruar
natën e Montparnasse-it!
Të pres,
i varur në iluzionin e kohës,
si i humburi në fijen e shpresës!
Eja,
zbrit nga qielli i kësaj nate
me krahë rrezesh...
Mos vono,
yjtë janë larg,
dhe për ardhjen tënde
njëqind vjet janë pak!
(Nxito,
do t'më gjesh)
Ftohtë.
Balzak,
po kallkanosesh atje lart
në këtë natë me ngricë e erë,
zbrit o i mjerë,
të shkojmë tek Elefanti i Bardhë
që ta ngrohim shpirtin,
ta vrasim natën, deri sa të zbardhë!
Jo?!...
Çështje nderi, dinjiteti?!
Ç'trishtim Honoré  i shtrenjtë,
Ç'është ky moral absurd,
prej asketi?!.
A shkojmë në Bulë Blanshë ,
territ
t'i marrim revansh!
Të dehemi,
të humbim;
thumb të bëhemi,
për kohët e lumtura!..
Si kalorës aventurozë,
natën ta shalojmë;
pastaj ,
çakërqejf të hedhim short
se në ç'humnera
do ta rrokullisim!
Hajde, shpirt dual
iku, fluturoi morali;
pse tutesh,
bota është një prostitutë?!
Eja,
s'mbaron heshtja, kotësia...
Në s'të lumturon askurrë asgjë,
shkak është vetmia...!
Zbrit!
Ai hesht!
Mbi shpinën e tij ku qorrollepsen rrebeshet,
dimri hodhi të fundmen gjethe.
E pash si ia ledhatoi shtatin,
e ngjethi!
Befas,
një grahmë sfinksi
u ndje thellë
në brendësi!
(O perëndi,
kush bujtka aty?!
Fantoma e shekullit XIX
kyçur në shtatoren e tij
Ja, më në fund e fshehta
ngurrimi
Autot e Parisit uturijnë,
ia çpojnë sytë, zgavrat
me shtiza dritash pa pra ...
E verbuat brutalë!
Një grimë mirënjohje...
Ç'shekull cinik,
i pashpirt sa s'ka!
Iki,
me vështrimin nga ai
duke e lënë pas,
të ngrirë,
në vetmi!
Endem në Saint Germain ,
ngado stoli dritash
për Noël...
Ora rrahu nëntë herë
në zemrën e të njelmëtës Lipp !
Ah...!
Kjo natë dimri
të shkuarën ia zgjoi;
në një skaj të hershëm të saj,
pinte çaj Hygoi!
Unë
rrëkëllej nostalgjinë
pa frymë,
eks;
dehem nga opiumi i misterit,
atje në hijen e tij
në mungesë!
S pres,
nisem në Pantheon
Hyj.
Heshtje e tejjetshme,
e thellë!
Eci,
pengohem në terr.
Shtang befas,
ngrij!
S'kam kasketë mbi krye,
heq kafkën në nderim të tij!
Hygo,
Zeus i Pantheon-it,
gjeni
Po të sjell prekjen ,
mallin e të shtrenjtës Lipp!
Ai...
Oh, ç'mospërfillje,
me sytë në boshësi!
Shtiret,
a vërtetë s'e kujton më
të pikëlluarën Lipp?!.
(Misteret e tejjetës
Ati në qiell i di!)
Atë çast,
prej errësirës së skëterrtë
prej cimiteri,
dy pishtarë të ndezur
m i verbuan sytë!
O Zot i madh... Volteri!
I ndritshëm më ndje,
jam një i harruar në natë...
S'di... vetmia,
a pështjellje fatit...
mua fillikatin,
më nisën në shtegtim...
Nga pengu në zemër,
dëshpërimi,
ndodh,
veten të mbysim,
pa gjetur dot shpëtim!...
Vejushëzës Lipp
ia fala netët...
A s'vlen mirënjohja
mbi çdo gjë
në jetë?!
Ne të gjallët, shpesh harrojmë,
nga mospërfillja, mundet
nga ç'kujdesja;
jo rrallë nga cmirra dhe urrejtja...
E di, Volter,
mashtrimi po na mbyt;
asgjë e shenjtë në botë s'mbeti,
s'egziston virtyti!..
Mendtëm u morën,
rash në gjunjë përpara tij,
si para Krishtit.
(Ç'dobësi njerëzore ky rrëfim...
Mallkuar dehja,
deliri i madhështisë!)
Ndjej si Pantheon-in pushtojnë hijet,
gardianët e varreve,
të monumenteve...
Ç'bëjnë vallë,
këta përgjues të mjerë,
kafshojnë heshtjen,
a hanë veten?!
Prej meje, s'kuptoj ç'kërkojnë?!
Hije, Volter, ngado,
në jetën e giallë
dhe në të përtejmen?!
Me zellin vrastar,
këta dështakë,
të ikur nga ferri i tyre,
Satira e Shtatë *,
ngado kurthe ngrejnë,
komplote...
As të vdekur,
* Vjershë e poetit francez Bualo kundër mediokritetit në art.[shën. bot.]
ndryshe s munden dot...
Intrigojnë,
kafshojnë boshësinë parreshtur,
këta çakaj,
të botës së përtejme!
Vështrimi Volterit iu vrenjt,
shkëlqimi në sytë iu fik...
I përzuri hijet e iku!...
Prej thellësisë
dëgjoj zërin e tij:
Më dhimbset bota juaj, o njeri,
medet për virtytin!...
Në çast,
u mbush zbrazësia me zëra të hershëm,
Pantheon-i u trand,
në vesh më kumbuan këngët më të famshme
të Francës,
dhe ajo, më e lashta,
Kënga e Kalorësit Roland!
(Por, lumturia nuk zgjat,
një çast është parajsa...)
Mbi botë varej kubeja e një qielli
pambarim të zbrazët!
Ja tek jam,
i kthyer si një detar
nga gjiri i stuhisë,
në bregun e urrejtjes dhe të dashurisë!
Më humbën,
m u fshinë nga kujtesa,
të gjitha,
telefonat, fakset, adresat,
numrat e banesave në përjetësi
të Hygoit, Bodlerit, Volterit... Rusoit !
Shpresa e fundit, një shënim i mbetur;
lexoj: Hyrje për muze,
njëmijë e nëntëqind e...
E enjte!...
Po ç'vlen kujtesa?!
Në Pantheon mbolla zemrën,
si një fidan
në tempullin e erës.
Marr frymë në ajrin e natës:
S'di ku jam,
në jetë,
a në 1001 Netët?!
Rrezet e mugëta të yjeve,
thyhen,
bien
prej botësh të largëta,
fantastike...
Udhën e nëndheshme marr,
fillikat,
drejt portave të mëkatit!
Erotika dehëse:
Pigalle ,
Mulin Rouge ...
ndezur prush!
Mulliri i erës
elikën e madhe lëvizi
e në natë i nisi
mëkatarët
drejt qiellit të Shtatë
Ja, tek shfaqen,
si qënie të një planeti të largët,
nën rrobën e lehtë, cip hollë;
të lara në Yves Saint Laurant, Chanel, Christian Dior,
këto spartane të dashurisë,
aroma dehëse nëpër erë lëshojnë;
thirrjet ndjellëse të tyre,
si të sirenave të ishullit të Circies
tundojnë mijëra odisej të penduar
Dhe mua...
Ç'gjah!
Të lakuriqta, të përkryera,
të çmuara,
të fyera,
gjuajnë prenë e vet,
kudo,
në Pigalle, Saint Denis, Bois de Boulogne...
Faire amour, c est pas cher...
Një natë në Romance, një tjetër n Eve .
Përbindëshi i epsheve i ka shkuar në hell,
ato bija të Evës?!
Pigalle,
zjarr trupash të gjallë,
s'di pse më shëmbëllen sonte
si krematorium,
si një Buhenvald!
Nokturni yt në vete vdes...
Asgjë s'mbetet, veç një kujtim i trishtë, pa mbresa...
* * *
Moulin Rouge,
ky mulli ere,
me krahë të rremë për t'u ngjitur në qiell,
një grimë lumturie
njerëzve s'iu fal dot!
Tek e shoh si elikën vërtit,
vetja më duket,
Si një Don Kishot!
Hedh vështrimin lart:
Ç'qiell i vrarë!
Për t u shenjtëruar s mjaftojnë vetëm krahët!...


III.
Shkrepëtima në qiell,
përmbysje resh,
shi...
Një klithmë e dëshpëruar
u mbyt në natë,
u përpi!
Oh,
ç'ulërimë!...
Në Urën e Aleksandrit,
si në Urën e Psherëtimave
u krye flijimi!
Zot,
Ish një e braktisur,
fatkeqe e pashpresë
që shtrigu fat e shtyu pa mëshirë
në gojën e Seine-s!
Nga thellësitë,
si nga fundi i botës,
mbërrin zëri i saj gulçonjës:
Jam nimfë e lumit,
vashë e Pyllit të Boulogne-s!
Shoh se si e përpin Sena,
e pangopur si hienë!..
Turrem,
Mbi ura varem,
ulërij,
thërres:
Qiell,
shpëtoje,
mos e lerë të vdesë!
(!)
Ai shurdh,
s'ka veshë të dëgjojë;
shkrepëtin,
gjëmon!
Vrasës i pashpirt,
tiraaaaaaan....!
A ka mëshirë ndokund
në këtë zbrazësi pa anë?!...
Shurdhëri anembanë!
U mbyt, u bë fli;
e përpiu Seine-a Ann-Marinë,
thellë në fshehtësi...
Shkofsh në Paradis!
Zbrazu qiell sa të mundesh tani,
mbyte krejt Parisin!...
Mes rrebeshit të shiut,
një fantomë njeriu,
u faneps përtej;
e kish mpirë pendesa...
Tepër vonë për ndjesë!
Të padenjit,
iu dhimbs vetja;
kurse dashurisë, as jeta!
Provo mjeran,
vdis,
ta meritosh në jetën tjetër!
Ah, ajo kujtoi...
(Po ç'faj ka zemra,
dyshimet kë s'mbysin?!
Dashuria kërkon diellin,
Febysin !)
Është mallkim i fatit
Ann-Mari e shtrenjtë!
Ç'të bëj për ty
unë i pafuqishmi
në këtë kalvar të natës?!
Medet!
(Mbi Notre Dame,
grryer thellë,
FATALITE -t)
Ndjej lotët si rrjedhin...
Më kot të mundohesh,
të vuash
Kurrë s'mund t'i gjesh dashurisë misterin!
Qepallat e mbyllën
atë pamje të fatit,
si perdet e rënda
finalen e një teatri!
Ç'ankth,
nga t ia mbaj?!
Brenda,
zemra përplaset kraharorit,
shëmbet.
Mjaft e pashpirt,
s'mundemmë,
s'e sheh se po çmendem?
Symbyllur,
arratinë marr,
larg në periferi,
s'di se ku,
në Porte d Orleans
a në të kundërt,
në Port de Clignancourt,
nëMarie d Issy a Marie de Lilas,
a tej realitetit në hiç,
ku breng e dhimbje s'ka?!...
Më bëhet se s'jam!
Ku jam, - thërresku?
Kthehet zëri i pashpresë,
tek unë:
S'je askund!...
Jam i lumtur.
U nisën ndjesitë
në alarm, në jerm,
në humbëtirën e natës,
të më gjejnë!
Por, s'më mbërrijnë dot;
arratinë kam marrë
s'di sa larg,
në zgrip të planetit,
në një balon ëndrre,
përtej kësaj jete!
Sa kot e kini...
Askush s'mund të më gjejë në botë, veç vetes!
Jam i lirë,
në gji të natyrës...
Prej këtej,
Parisi gjigand
më duket i vockël,
dritëpakët,
si një meteorit i largët!
A s'më shihni,
fluturoj...
Mbi Loire,
Versajë,
Fontenbleau!
...
Po çështë?!...
Gardianët më zënë tinës,
në Hotel de Ville * më çojnë,
para Gijotinës!
Tani do ta paguash,
s'ke shpëtim;
për faje të rëndë e krime,
pandehma, ëndërrime~
Hodha vështrimin
në Consiergerie,
në dritaren e Robespierit
Në emër të virtytit,
-mbytur foli ai-
Me vdekje!
* Sheshi ku bëheshin ekzekutimet, (sot Bashkia e Parisit) [shën. bot.]
Ç'fat!
Me fasha terri m i lidhën sytë
Kryet në gijotinë,
gati
Ndal, xhelat,
imbeçil trutharë,
kujton se s'të merr
vdekja imagjinare?
S'e kish caktuar fati,
Robespier,
që gijotinës,
kokën time t'ia bëje pré,
në gjak t'a shihje si mbytej,
t'i tregoje iluministit Volter,
se ç'provë të gjaktë kërkon
virtyti.
Ah,
sikur të mundje.
Po kokën tënde të prerë,
ia hodhën skëterrës,
Eh, Robespier,
ç'vlen të përflitet,
kush koka pret,
koka i pritet!
Hajde pra, lëshoje, ç pret!
Njeri,
-më ndali dikushmos
u çmende,
Përmendu...
S'sheh,
po hidhesh në Seine, nga Ura e Nëntë.


IV
Zgjohem i tromaksur!
Prapë të mashtruan,
i fantaksur?
S'e mendoja;
Zemrën lashë peng;
ika,
u arratisa nga nata,
s'mund ta falja veten,
ta ngurosja në morg,
-si në Mont de Piétépër
ca iluzione të ngrata,
në lojën përtallëse
të fatit.
Qyteti,
kryeneç,
mospërfillës,
u kyç!
Enkas!
Hajde,
simbol i parajsës,
hapi portat...
Prapë do t'më vrasësh?!
Do të vuash, një ditë,
do të t'brejë pendesa;
të fala gjithë dashurinë,
ti,
kadavra shpresash.
U zemërua,
u bë i pazakontë,
i egër
rinoceronti.
Guxon
me emrin tim të luash,
ti vanitoz
i huaj?!
Shkrepëtinë rrufe,
qielli u ça,
horizonti;
Rrebesh,
gjëmime të frikshme, zemërim zotash,
shi...
Oh, ç'madhështi!
Bjer sa të duash, idiot,
mua s'më mbyt dot!
Hajde,
shfre,
zbrazu
ta lash këtë qytet fodull,
nga muti i qenve, të ndoturat.
Mos u inatos, Paris,
më kot ngërdheshesh,
s'ke asnjë arsye të më urresh!
I dobët ndihem para teje,
rob,
nga shpirti i ndjeshëm,
jo nga komplekset,
por,
i pamëshirshëm,
mos harro:
Dashuria ka kufi urrejtjen!
Do ta rrënoj krenarinë,
atë mur të frikshëm si një Mur Kinez.
S'mund ta mendosh, s'ke se si;
si çdo sovran
prej madhështisë,
do ta pësosh dhe ti!
S'ka mënyrë tjetër,
erdh çasti,
ndeshja.
(Ç'fat më mizor se humbja më pret,
zota të qiellit, a s'më thoni?!)
Guxo i marrë,
ç'ish Dantoni?
Sulu,
më në fund,
fitimtar ose i mundur,
pa ty,
Parisi është i humbur!
Erret pamja,
Hidhem,
s shoh...
(Verbëria është humnera më e tmershme,
kurrë s'e di se ku të gremis!)
...
Qyteti,
bie...
Ç'lartësi,
hedhje prej qiejsh!
Miliona vezullime prek,
gjak rrezesh...
Të pushtova, Paris,
si Meksikën Femand Kortezi!
I plagosur rëndë, i goditur;
e gdhenda epitafin tënd
si tatuazh në shpirt:
Fluctuat nec mergitur!
Ngadhnjyes,
me stoli plagësh mbi trup eci,
në fijet e shpirtit mbahem,
s bie.
Ç'mund të ketë ndjerë më tepër
Bonaparti,
kur mori Bastijën?
(Në Sheshin Vandom,
lavdia e tij
njëmijë topa të shkrirë
të Austerlitz-it;
gardë më të fortë,
s'pati kurrë ai
se këtë Aurorë  të hekurt të lavdisë,
në akullnajën e harresës.
Aurora ime
mos është një lëvozhgë ëndrre,
të cilën do ta gëlltisë,
sa të gdhijë,
mëngjesi?)
Në rrugën Rivoli,
në Louvre,
roje nderi bëjnë,
gjeneralët e Francës,
si garda e vjetër,
Marati, Duroc-u... La Fayette-i...!
Çmim i lavdisë është medalj' e mundimit!
Pemët ulërijnë
si turma të ekzaltuara!
Era dhunshëm i përkul,
i thyen...
Unë,
rend në Concorde,
drejt Harkut të Triumfit,
me kurorë ulliri,
mbi krye!
Ora në Pallatin e Drejtësisë e ndau më dysh natën,
Ç'jehonë!
Kumbimi i hapave a mi,
Hyj, dal në katakombe udhësh pafund
duke físhkëllyer:
Tristesse de mon coeur!
Ç'ndodhimë në fund, ç'kam,
pse ndjehem i mundur?!
S'qenkam perandor,
sovran,
pushtues i panginjur
i një qyteti pa anë?!
Jo, s'është e mundur
Sikur ta besoja
këtë marrëzi,
si një mrekulli, vërtetë,
do t'ua falja Parisin
të vobektëve,
me gjithë shpirt;
pa le ta humbja përjetë,
të mbetesha fillikat
i vetëm!


V
Në botë vetëm ti më ke mbetur.
Vij përmes Champs Elysée-së,
aortës së Parisit.
Kalojnë nën Harkun e Triumfit
kalimtarë të rrallë,
Të mundur nga dramat e jetës
si romakët nën Grykën Kaudine
I përshëndes,
s'janë në këtë botë,
shtegtojnë,
qyshkur janë nisur në harresë.
Po mbërrijnë në Champs Elysée,
vezullime të largëta,
yjesh të fíkur...
Të kujtohet, Christelle...
Toute passe par le regard?
Montparnasse-Raspail.
Sfera e Rotondës si një far
shprese...
Thëllim.
Dashuria, që s e gjen zemrën, ngrin!
(Mos,
jemi përjetë larg,
në kohë,
në jetë të ndryshme,
ti,
në mijëvjeçarë të ardhshëm,
unë,
para Krishtit?!...
Fantazi?!
E dashur,
s'ka rëndësi,
në jemi në një jetë,
të gjallë a të vdekur,
a do të vijmë pas mijëra vjetësh?!
Koha s'egziston!
Ti eja,
dhe nëse s'vjen,
kurrë s mund të jetë vonë!
Sa herë na mashtron prekja...
Çdo gjë që ndodh është pak,
çfarë s ndodh është më tepër;
a s'rrojmë në ëndrra,
pandehim,
tretemi,
presim,
të paduruar presim,
dhe ka avulluar jeta.
Ç'vlen prekja,
një çast qoftë a një shekull?!
Dashuria s'ka fund
si vdekja!..)
Me hapa të lehtë
hëne,
ti vjen,
si në ëndërr,
Nimfë e Parisit,
ç'shkëlqim më verbues,
ka Venusi?!
Eja,
Ç'pret,
kjo është porta
e mistereve të jetës!
Hyr,
për të mbërritur në zemër
mund të ecësh symbyllur.
Ja, dyqani i iluzioneve,
i hapur për fat, për të pafjeturit
që përcjellin natën.
Të stolisura,
dashuritë e përkohshme, sintetike,
në ciklin sezonal,
kudo,
nëpër vitrina...
Sa të pafata, vdesin me natën!
S'të mbërrijnë dot,
mos u frik ,
janë manikina,
mëngjezi i fik.
Në Parkun Luksemburg,
nën yj,
zogjtë e dimrit rrahën krahët,
akujt shkrinë,
fryu erë e fortë,
ndërroi natyra;
zbritën yjtë e hëna mbi Paris,
shtatoret rendën nëpër pyje,
u shkulën pemët gjithandej;
Pallati Mbretëror fluturoi në qiell,
manteli i Balzakut në Eiffel!
Njëqind vjet bëmë dashuri!
Gdhiu,
u shfaq përsëri në botë,
i harruari,
dielli.
Zgjohem nën një shtat të ftohtë
statuje,
si e vërteta.
Ti s'je.
Kjo s më çudit,
një ëndërr është jeta!


VII
Qyteti mbeti pas,
si një Titanik në oqeanin e gjithësisë.
(Dashuritë e përjetshme s njohin kthim.)
Nga larg,
ai,
përrallor feks
i ngritur në kujtesë,
si mbi themele të hiçit!
(Ç'fatlum, Keopsi
me rrënjët në shkretëtirë!)
U zhyt në mjegull i gjithi,
si një Venecie thellë ujit.
Në portat e tij është shkruar:
Kurrë s ke hyrë, o i huaj
U fùndos:
Harku i Triumfit-për nderin;
Obelisku-për lashtësinë;
Notre Dame-për mëshirën;
Sacre Coeur-i-për sakrifikimin;
Consiergerie-a-për intolerancën;
Pantheon-i- për lavdinë e Francës!
I fundit u fundos Eiffel-i,
më i larti,
penis i Parisit!
Qyteti u mbyt!
S'mund të thuash si Cezari:
Veni, vidi, vinci
Eja
Venerë
të shtegtojmë,
në një qytet ere,
kushedi...
Zemra më therr,
s'mundem pa ty!
Reveille tois
Kaloshina pret,
mbi Grand Palais!
Deri në qiell një korespondansë;
me Arushën e Madhe,
në parajsa!
Eja...
Ti,
s'mundesh dot,
shtatore e ngrirë...
Nisem i vetëm të bëj jetë murgu,
në qiellin manastir!
Erdh koha flijimi,
vetë e zgjodha fatin tim:
I vetëm.
Lamtumirë!
Do të kalojë një jetë,
njëqind,
njëmijë
Hyj!
Vështrim i fundit në botë,
asgjë më pas tij.


Paris, dimër 1989

Më tepër në këtë kategori: « Tirana Ahlemi »