përmbajtje morale, të përcjella në formë tregimi në brezat e një komuniteti. Pra miti mund ose nuk mund të ketë lidhje me një të vërtetë historike, ndonëse ata që e transmetojnë e mendojnë si të tillë. Përgjithësisht miti është formë e organizimit të një periudhe historike në mënyrë të tillë që ajo të ketë kuptim për një komunitet të caktuar. Veç kësaj, që mitet të jenë frymëzues, ata duhet të kenë si ngarkesën e tyre pozitive, ashtu edhe atë negative. Tregimet mitologjike flasin për një gjë të keqe që mposhtet nga virtyti. Kjo strukturë e mitit është universale. Përmbajtja, vërtetësia dhe hollësitë e tregimit, kuptohet se ndryshojnë dukshëm nga një komunitet tek tjetri. Rrjedhimisht mitet janë një aspekt i pashmangshëm i ekzistencës kolektive.