Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 01 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:20

Obsesioni ynë me origjinën

Diku rreth vitit 1970, në një takim me përfaqësuesit e BRPSH-së, në një moment Enver Hoxha befas pyeti si po ecej me kërkimet rreth origjinës së lashtë shqiptare. Një nga të pranishmit filloi të jepte disa të dhëna rreth zbulimeve arkeologjike

ilire. Lideri i Madh e ndërpreu, me sa duket i pakënaqur, dhe tha: Si po vete puna me studimet pellazge? Duke qenë se askush nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë gjë thelbësore për këto studime të paqena, ishte Enver Hoxha vetë ai që filloi të shpjegonte rëndësinë e tezës pellazge, dhe më tej të lëvdonte disa libra që kishte lexuar për këtë argument, të shkruar, medoemos, nga autorë francezë. Sigurisht, në atë kohë, askush nga komuniteti shkencor shqiptar zyrtar nuk i studionte pellazgët.