Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 27 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:22

Emigracioni shqiptar në Amerikën e Veriut: Dëshmi mbi mitin politik

Objekti i këtij punimi është paraqitja e një analize paraprake të disa fakteve të treguara nga shqiptarët rreth transformimit të identitetit të tyre personal gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën e Veriut, lidhur me disa aspekteve mitike të ideologjive socio-

politike shqiptare dhe amerikano-veriore. Unë nuk do t i paraqes tregime mitike, por fragmente të mitit që mund të shquhen në retorikën e përcaktimit të identitetit në marrëdhënie me ideologjitë politike. Këto fragmente të miteve u përkasin tregimeve mitike, të cilat rrënjosen historikisht, edhe nëse përmbajnë tema të cilat janë universale, siç është ajo e origjinës. Çështja në të cilën duhet të përqëndrohem është mënyra se si individët i përdorin këto fragmente për të pozicionuar vetveten në lidhje me ideologjitë politike, veçanërisht në situatën e migracionit. Analiza e tregimeve që po paraqes merr kështu dy drejtime: ndërthurja e imazheve mitike të një ideologjie socio-politike shqiptare me metaforat e nacionalizmit amerikanoverior si dhe qëndrimet e mbajtura nga shqiptarët që jetojnë në Amerikën Veriore ndaj proçesit të tranzicionit të Shqipërisë përsa i përket transformimit të identitetit të tyre individual.