Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 02 May 2024
Thursday, 20 October 2011 12:27

Ushtria Çlirimtare e Kosovës- miti i origjinës

Në maj të vitit 1996, kur ndërmori sulmin e saj të parë të hapur mbi forcat ushtarake serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë e fshehtë, që numëronte jo më shumë se disa qindra anëtarë, shumica e të cilëve nuk ishin nga Kosova. Gjatë viteve

1997-1998 ajo u shndërrua në një forcë të rëndësishme të politikës së Kosovës: një periudhë 18-mujore lufte të armatosur brenda Kosovës galvanizoi periudhën e mëparshme të një status-kuo-je të ngrirë dhe në mars të 1999-s filloi një luftë e madhe evropiane, me bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë, në përgjigje të veprimeve të saj anti-UÇK në Kosovë. Qendrimet mbi atë që ndodhi në politikën kosovare gjatë tre vjetëve të fundit mund të jenë të ndryshme, por një gjë është e sigurtë, që NATO nuk do të kishte ndërhyrë në Jugosllavi po të mos ekzistonte emergjenca që u krijua nga UÇK.