Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 15-16 » Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë
E Premte, 17 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:31

Miti i udhëheqjes - udhëheqësit e rinj në Kosovë

Arsyeja pse vendosa të hulumtoj ose të përpiqem të hulumtoj mitin rreth udhëheqësve të rinj dhe të mënyrës së udhëheqjes, qëndron në rolin që udhëheqësit luajnë në shoqërinë ku bëjnë pjesë. Përpara se të vazhdoj më tej do të doja të paraqisja disa

pikpamje të përgjithshme mbi mitin e udhëheqjes në përgjithësi, gjë që do të japë një shpjegim të mëtejshëm përse unë e konsideroj të rëndësishme ta hulumtoj këtë mit, duke iu referuar veçanërisht udhëheqësve të rinj të shqiptarëve të Kosovës. Siç ndodh edhe me mitet e tjera, miti mbi udhëheqësit dhe udhëheqjen është i pranishëm në çdo shoqëri. Ajo që dallon njërën shoqëri nga të tjerat është roli dhe ndikimi që luan ky mit në secilën shoqëri. Në shoqëritë e zhvilluara ekonomikisht ndikimi dhe roli i këtij miti është pothuajse i papërfillshëm në jetën e përditshme publike. Ndërsa kur shkojmë drejt shoqërive më pak të zhvilluara ekonomikisht, ndikimi i këtij miti rritet.