Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:31

Arsimimi shqiptar në Kosovë 1992-1998

Për shqiptarët, mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe universitet, për vitin 1991-1992 nisi me vonesë. Kur ata filluan, në janar 1992, studentët u përpoqën të krijonin klasa me turne në shtëpi private, dyqane të adaptuara, bodrume dhe papafingo. Ky ishte

fillimi i arsimit paralel nëKosovë, pasi shqiptarët refuzuan të pranojnë programin mësimor nacionalist serb, dhe këta të fundit u mohuan atyre të drejtën e vazhdimit të shkollës. Për shqiptarët eKosovës sistemi i arsimit paralel u bë njëmetaforë e burgut dhe e lirisë në të njëjtën kohë. Megjithëse arsimimi në shtëpitë private ishte një pasqyrë e rezistencës jo të dhunshme në Kosovë, ai ishte një sfidë jo vetëm për regjimin serb, por edhe për udhëheqjen pasive të shqiptarëve të Kosovës. Veç kësaj, beteja serbo-shqiptare për arsimin ka qenë një betejë në miniaturë për Kosovën. Ajo tregoi plotësisht që ideja e bashkekzistencës në Kosovë ishte e tejkaluar pas nëntë vjetësh diskriminimi etnik dhe ballafaqimesh.