Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 02 May 2024
Thursday, 20 October 2011 12:32

Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë në shekullin e njëzetë

Lord Bajroni në poemën e tij Shtegëtimet e Çajlld Harolldit na paraqet pikëpamjen ndoshta më romantike të aftësive ushtarake të shqiptarëve, pikëpamje e cila ndikoi së tepërmi në përgjithësi te Perëndimi. Të pamposhtur bijtë e Shqipes thotë Lord Bajroni, E ku

është armiku që u ka parë shpinën, Ata që aq fort peshën e luftës përballin. Ndërsa ky vlerësim i cilësive luftarake të shqiptarëve vjen nga koha e romantizmit, vlerësimet e shekullit të njëzetë janë jo më pak romantike. Adolf Hitleri p.sh. e konsideronte Shqipërinë si qoshen e fundit të pamposhtur të Europës dhe shqiptarët si një race vitale malësorësh të fuqishëm perceptim i cili rreket të kombinojë teorinë naziste mbi racat me romanet zbavitëse të Karl Mejit. E ndërsa perceptimi i Hitlerit ishte ndoshta jo aq ndikues sa ai i Lord Bajronit, gjithsesi ai nuk mund të quhet i papërfillshëm. Në fakt ai u bë një element i rëndësishëm në shpjegimin e dashamirësisë së politikës pushtuese të Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.