Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 15-16 » Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve
E Martë, 21 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:36

Kulti i disa dokeve të vjetra në mbijetesën etnike të shqiptarëve

Mbretëritë a perandoritë e mëdha, duke i mbajtur nën zotërim për një kohë të gjatë, në jo pak raste i kanë shpërbërë popujt më të vegjël. Ka ndodhur, në raste të veçanta, dhe krejtësisht e kundërta: dukuritë e etnokulturës së një populli, në rrugën e gjatë të

evoluimit, në saje të funksioneve jetike që ato kanë kryer, si kompleks kulturor, janë përforcuar e rigjallëruar, janë bërë një faktor i rëndësishëm i organizimit të brendshëm të bashkësive sociale, një faktor i rëndësishëm i kohezionit etnik. Ashtu si dhe në popuj të tjerë, dukuri të kësaj natyre vërehen edhe në historinë e zhvillimit etnik të shqiptarëve, të themi: që nga mesjeta e herëshme e deri në kohë të re, deri në formimin e shtetit kombëtar në një pjesë të trojeve shqiptare më 1912.