Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 15-16 » Ikja nga kompleksi i Rozafës
E Martë, 21 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:37

Ikja nga kompleksi i Rozafës

Ka një metodologji në shkencat e sotme shoqërore për të përdorur modernitetin në zbulimin e tradicionales dhe tradicionalen në leximin e modernitetit. Fjala është, siç thuhet, për të lexuar modernen nëpërmjet traditës dhe traditën nëpërmjet modernes. Duke u

mbështetur në këtë modë të arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për rolin e faktorëve insitucionalë, të institucioneve, në instalimin e tolerancës në marrëdhëniet shoqërore në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së Rozafës, ndërsa ikjen nga intoleranca do ta paraqisnim si një ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu sikurse fëmija nëpërmjet edukatës përpiqet të ikë nga inçesti nëpërmjet ikjes nga kompleksi i Edipit. Në këtë mënyrë, gjithë fazën e tranzicionit në Shqipëri, nga pikëpamja psikologjike dhe shoqërore, do ta konsideronim si një ikje nga kompleksi i Rozafës.