Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 15-16 » Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri
E Dielë, 05 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:43

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Traktati i Vestfalisë më 1648 vendosi bazat e sistemit të sotëm ndërkombëtar, të cilat përcaktuan shtetin-komb, si një aktor unik në kompleksitetin e politikës botërore. Ideja e shtetit modern shënon fundin e Mesjetës nëpërmjet nevojës për të reformuar

çrregullimet që ekzistonin në shoqërinë evropiane. Karakteristikat kryesore të kësaj njësie konsistojnë në katër elementë të dallueshëm që sipas Frankelit janë: një popull, një territor, një qeveri dhe atributi i sovranitetit. Ndërsa tre të parët përbëjnë elementët bazë të një shteti, koncepti i sovranitetit është shumë kompleks, sepse ai ka një kuptim të gjërë dhe përfshin ndryshime të diferencuara të brendshme dhe të jashtme.