Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 15-16 » Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri
E Hënë, 06 Maj 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:43

Koncepti i sovranitetit dhe përfytyrime të së ardhmes në Shqipëri

Traktati i Vestfalisë më 1648 vendosi bazat e sistemit të sotëm ndërkombëtar, të cilat përcaktuan shtetin-komb, si një aktor unik në kompleksitetin e politikës botërore. Ideja e shtetit modern shënon fundin e Mesjetës nëpërmjet nevojës për të reformuar

çrregullimet që ekzistonin në shoqërinë evropiane. Karakteristikat kryesore të kësaj njësie konsistojnë në katër elementë të dallueshëm që sipas Frankelit janë: një popull, një territor, një qeveri dhe atributi i sovranitetit. Ndërsa tre të parët përbëjnë elementët bazë të një shteti, koncepti i sovranitetit është shumë kompleks, sepse ai ka një kuptim të gjërë dhe përfshin ndryshime të diferencuara të brendshme dhe të jashtme.