Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 17 » Shqipëria dhe shqiptarët në projektet për Federatën Ballkanike në mesin e shekullit XX
E Hënë, 20 Maj 2024
E Premte, 21 Tetor 2011 09:10

Shqipëria dhe shqiptarët në projektet për Federatën Ballkanike në mesin e shekullit XX

Gjatë shekullit të XX çështja shqiptare doli në skenën politike europiane me të gjithë peshën e saj. Ajo përkoi me një periudhë kur shtetet fqinje ballkanike ishin në kulmin e jetës së tyre si entitete nacionale, po kështu

edhe nacionalizmi ballkanik në apogjeun e tij. E ndodhur përballë këtyre fqinjëve më të fuqishëm dhe më me aspirata, Shqipëria vazhdimisht e pati të vështirë të sendërtonte e qetë jetën e saj shtetërore. Ndonëse në disa periudha ajo arriti suksese të dukshme, dobësitë, vështirësitë dhe sakrificat ishin të mëdha. Këto dobësi kishin edhe shkaqe të brendëshme.