Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Premte, 21 Tetor 2011 20:45

Tranzicioni dhe politika kulturore në Republikën e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë është gjeografikisht një shtet evropian, por gjendet në zemër të Ballkanit. Në turqisht Ballkan domethënë gjak dhe mjaltë. Ky është një emër që na përshtatet. Duhet shpenzuar ende

shumë energji për të mbrojtur një situatë që është e qytetëruar, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet e dhjetë vjetëve të fundit në vendet fqinje. Ky është një rajon ku elementet historike, politike, fetare dhe shpirtërore janë të ndërthurura. Megjithatë, përzierja e gjuhëve, kulturave dhe traditave nuk i ka fshirë krejt ndryshimet midis kombeve.