Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 18 » Trashëgimia kulturore dhe krijimtaria në periudhën e globalizimit
E Shtunë, 18 Maj 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:14

Trashëgimia kulturore dhe krijimtaria në periudhën e globalizimit

Historianët na kanë treguar se ndërtimi i shteteve-komb, me projektet e tyre të pavarësisë politike, sociale dhe ekonomike ka qenë kushti themelor që ka bërë të lindë ideja moderne e trashëgimisë kulturore

(Florescano). Nacionalizmi romantik, i cili e vendos muzikën, folklorin, letërsinë dhe artin vizual në thelbin e traditave kombëtare, ia kundërvuri kulturën e çdo vendi kulturës universale, ndërsa këtë të fundit shpesh e reduktoi në trashëgiminë eurocentrike. Ndërkaq, mënyra e jetesës, mendimi dhe krijimtaria e vendeve të kontinenteve të tjera u morën përsipër pjesërisht nga antropologjia dhe pjesërisht nga lëvizjet nacionaliste në vendet joperëndimore. Prej disa dekadash, kjo kundërvenie e kulturave kombëtare ndaj atyre universale ka ekzistuar krah për krah me përpjekjet për të vendosur harmoni midis tyre.