Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Sunday, 28 Apr 2024
Saturday, 22 October 2011 10:14

Trashëgimia kulturore dhe krijimtaria në periudhën e globalizimit

Historianët na kanë treguar se ndërtimi i shteteve-komb, me projektet e tyre të pavarësisë politike, sociale dhe ekonomike ka qenë kushti themelor që ka bërë të lindë ideja moderne e trashëgimisë kulturore

(Florescano). Nacionalizmi romantik, i cili e vendos muzikën, folklorin, letërsinë dhe artin vizual në thelbin e traditave kombëtare, ia kundërvuri kulturën e çdo vendi kulturës universale, ndërsa këtë të fundit shpesh e reduktoi në trashëgiminë eurocentrike. Ndërkaq, mënyra e jetesës, mendimi dhe krijimtaria e vendeve të kontinenteve të tjera u morën përsipër pjesërisht nga antropologjia dhe pjesërisht nga lëvizjet nacionaliste në vendet joperëndimore. Prej disa dekadash, kjo kundërvenie e kulturave kombëtare ndaj atyre universale ka ekzistuar krah për krah me përpjekjet për të vendosur harmoni midis tyre.