Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:17

Koncepti për kulturën - ky fjalëkryq historik

Për rrethana tashmë të njohura historike në Shqipëri nuk ekziston një përkufizimi kombëtar për kulturën dhe nga ana tjetër asnjëherë komuniteti i artistëve së bashku me strukturat menaxhuese dhe politike nuk ka

debatuar në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme, për të shkuar drejt përpilimit të një skice të mendimit politik mbi kulturën. Gjatë regjimit komunist, kultura qe përkufizuar si një amalgamë e identitetit kombetar shqiptar me identitetin politik, dhe që patjeter duhej të nxiste kulturen socialiste. Kurse në ditet e sotme, kujdesi për identitetin kulturor po perfshin dita-dites në mënyrë të specifikuar mbrojten dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, gjuhes dhe jetes kulturore shqiptare.