Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:19

Sindromi i partizanit Meke

Që një ditë do të më duhej t'ua prezantoja lexuesve figurën e partizanit Meke, kjo flet më mirë se çdo analizë a përsiatje për shndërrimet që ka pësuar publiku shqiptar gjatë tridhjetë vjetëve të fundit; dhe jo vetëm për

shkak të këmbimit të brezave në skenë dhe vjetërimit të heronjve të dikurshëm. I konceptuar në krye si personazh i një poezie të këndshme të Dritero Agollit, mustaqelliu Meke ishte një partizan i thjeshtë nga fshati, kripur e bërë pastërma nga urtësia popullore, që me çlirimin e Tiranës kaloi një natë të paharruar në dhomën e perandorit Vittorio Emanuele III, në Pallatin e Brigadave. Më pas, kjo poezi do të shndërrohej në një film me metrazh të shkurtër, për t u ngulitur kështu përfundimisht në imagjinatën kolektive të shqiptarëve.