Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 02 May 2024
Saturday, 22 October 2011 10:26

Nata e shfarosjes

Ditët kishin filluar të zgjateshin. Ishte fund marsi. Darkave në shtëpinë tonë në Konradkade, të lëshuar me qira nga profesoresha izraelite, mblidheshim të gjithë, shumica studentë, por edhe te tjere. Prej disa muajsh

kisha filluar punë në Amsterdam, nje pune qe me lidhte jo vetem me vendlindjen, por edhe me te gjithe Ballkanin. Çdo natë më shfaqeshin në ëndërr harta Ballkani me kufinj të ndryshuar, projekte emergjence, trajnerë të plakur e arrogantë dhe zgjohesha më e lodhur se në ditën që kisha lëne pas.