Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 01 Maj 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 19:53

Politika e etnikes në konfliktin e Kosovës

Ky punim synon të paraqesë ato metoda të cilat u përdoren gjatë shekullit XX për rregullimin e konfliktit etnik në Kosovë. Kësaj udhe nuk do të ndriçohen vetëm shkaqet dhe fazat e këtij konflikti, porse njëkohësisht do

të analizohen e klasifikohen edhe strategjitë e praktikuara për zgjidhjen e tij. Moraliteti, realizimi dhe pasojat e tyre do të jenë padyshim gjithashtu objekt i këtij hulumtimi. Meqë konflikti, qoftë nga ana shqiptare qoftë nga ajo serbe, nuk perceptohet si i mbyllur, ky punim synon jo vetëm të plotësojë një boshllëk akademik: sepse edhe sot pas hyrjes së trupave të NATO-s (qershor 1999), ngritjes së Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), të institucioneve qeveritare të Kosovës (dhjetor 2001) dhe rënies së regjimit të Miloseviæit në Serbi (tetor 2000) nga palët në konflikt përdoren ose propozohen metoda të vjetra, të dështuara për zgjidhjen e konfliktit.