Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 21 » Shqipja dhe ilirishtja
E Shtunë, 04 Maj 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 21:39

Shqipja dhe ilirishtja

Në antikitet, dy popuj të mëdhenj e të fuqishëm e ndanin midis tyre Gadishullin ballkanik (me përjashtim të Greqisë): Thrakët, që zinin pak a shumë Bullgarinë e tanishme, Turqinë europiane dhe Rumaninë, ilirët që

zinin Shqipërinë e sotme dhe Jugosllavinë e sotme. Edhe Maqedonia greke dhe krahina të tjera, si Epiri, Etolia dhe Akarnania, ishin të populluara prej ilirësh, pjesërisht të përzier me grekër dhe që prej vetë grekërve quheshin (mixobarbari). Një mbret maqedonas quhej (filhelen), für einen Griechen ein sonderbarer Name (Kretschmer). Që të dy këta popuj, thrakët dhe ilirët, i përkisnin padyshim familjes së madhe indoeuropiane, së cilës i përkasin, siç dihet, grekët, latinët, hititët, armenët, iranët, indo-arianët, sllavët, baltët, gjermanët etj. etj. Por këto gjuhë ndahen në dy pjesë nga isoglosa të ndryshme. Njëra nga më të rëndësishmet e këtyre është isoglosa e famshme e quajtur centum / satem nga fjalët latine dhe avestike, përkatësisht, për njëqind; dmth, velarja indoeuropiane k mbetet në latinshten (centum), në greqishten, në keltishten, kurse qiellzohet dhe pastaj asibilohet në shumë gjuhë lindore; avestisht satem, indoarianisht, satám dhe kështu më tutje. Trakishtja (dhe dakishtja) ishte pa asnjë dyshim një gjuhë satem (sh.p.sh. hyjneshën Sémélé, rusisht zemlja, greqisht dhe (kthon, hamai), kurse ilirishtja (me mesopotamishten) ishte pothuaj me siguri centum (ky është, sidoqoftë mendimi im dhe ishte edhe mendimi i të ndjerit Krahe). Tani gjuha shqipe është padyshim substancialisht një gjuhë satem, siç e tregojnë shumë forma tepër të qarta, dhe do të duhej afruar më fort me trakishten se sa me ilirishten. Shqiptarët janë pasardhësit e trakëve të lashtë (të mos harrohet se shqipja qind është me origjinë latine).