Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 21 » A do të mbetej shqipja jetime pa ilirishten?
E Premte, 03 Maj 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:04

A do të mbetej shqipja jetime pa ilirishten?

Ndërsa përkatësia e gjuhës shqipe në familjen e gjuhëve indo-evropiane në radhët e studiuesve ka kohë, të paktën që prej shkrimit të Franz Bopp-it Über das Albanesiche in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,

botuar në Berlin në vitin 1854, që konsiderohet si communis opinio, prejardhja e saj ka qenë vazhdimisht objekt diskutimesh dhe debatesh të zjarrta, në të cilat ndryshe nga fushat e tjera, e ndjen veten në gjendje dhe kompetent të përfshihet, të thotë dhe të mbrojë mendimin e vet kushdo. Shkaku kryesor për këto diskutime të parreshtura qëndron në faktin se me vërtetimin e përkatësisë së gjuhës shqipe në familjen e gjuhëve indo-evropiane mund të thuhet edhe se shqiptarët bëjnë pjesë ndër popujt e lashtë të Evropës, por nuk mund të thuhet shumë për të mos thënë asgjë në lidhje me autoktoninë apo vendbanimet e hershme të shqiptarëve.