Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:11

Përdorimi i përemrave vetor ti/du përkatësisht ju/sie si problem komunikimi dhe përkthimi

Problemi i skicuar këtu i përket jo vetëm gjuhës shqipe dhe gjermane, por këto të dyja janë një shembulll shumë i bukur për ta përshkruar. Kemi të bëjmë me këtë problem në të gjitha sferat e kontaktit gjuhësor, në

fushën e shkrimit si edhe në përdorimin gojor, në komunikimin e drejtpërdrejtë si edhe në përkthime. Por edhe pse njerëz, të cilët i detyron profesioni të konfrontohen me pyetje të tilla gati çdo ditë praktikisht, por edhe në teori (mësues të gjuhave në fjalë, gjuhëtarë, këtu sidomos balkanologë, përkthyes), çështja deri më tash mezi shqyrtohet edhe shkencërisht. Ky fenomen është edhe më i pakuptueshëm, kur merret parasysh që gabimet në përdorimin e gjuhës së huaj, këtu mund të jenë më të shumta se gabimet e thjeshta: është fjala për fyerjen ose respektimin e bashkëbiseduesit dhe, në fund të fundit, për mirëkuptimin në mes popujve.