Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 21 » Sprovë sintetizuese mbi sistemin letrar shqiptar në vitet 90-të
E Premte, 17 Maj 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:16

Sprovë sintetizuese mbi sistemin letrar shqiptar në vitet 90-të

Që në fillim, është e domosdoshme të sqarojmë, se me letërsi të re shqiptare të viteve 90-të, kuptojmë produktin letrar të një bashkësie krijuesish, që nisin të / tua botojnë tekstet pikërisht në këto vite. Në

historinë e letërsisë shqiptare, letërsia e re e viteve 90-të, përfshin rrëmbimthi rendin ekzistues të vlerave letrare, në një vorbull rivlerësimi, duke gjeneruar rindërtimin e tij. Nga kjo pikpamje kjo letërsi përbën një fenomen me rëndësi të dorës së parë. Panorama e letërsisë, brenda kufijve shtetëror të Shqipërisë, me pikënisje gjysmën e dytë të shekullit XX dhe me cak kohor vitin 1990, paraqitet e deformuar. Duke i mbajtur parasysh kushtëzimet prapatërheqëse të sistemit letrar e kulturor shqiptar në përgjithësi, dikurmë të forta, pastajmë të pakta, por kurdoherë vepruese, mund të themi se segmenti kohor, të cilit po i referohemi (1945-1990), është nga prapatërheqësit më çoroditës.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)