Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:26

Metodat osmane të pushtimit

Duket se në pushtimet osmane ka pasur dy faza që janë zbatuar pothuajse sistematikisht. Së pari, osmanët përpiqeshin të vendosnin një lloj sovraniteti mbi shtetet fqinje. Pastaj ata synonin të vendosnin një kontroll të

drejtpërdrejtë mbi këto vende duke eliminuar dinastitë vendase. Kontroll i drejtpërdrejtë nga osmanët donte të thoshte kryesisht zbatim i sistemit të timareve, i cili bazohej në një regjistrim metodik të popullsisë dhe burimeve të këtyre vendeve në defterët (regjistra zyrtarë). Vendosja e sistemit të timareve nuk donte të thoshte detyrimisht një ndryshim revolucionar në rendin e mëparshëm social dhe ekonomik. Në fakt ishte një ruajtje e kushteve dhe klasave lokale në pajtim me institucionet osmane, që duhej të çonte në një asimilim gradual. Zbatimi i këtyre dy fazave në pushtimet osmane mund të shikohet që nga fillimi i historisë osmane. Për shembull, marrëdhëniet e Osman Gaziut, themeluesi i dinastisë, me Köze Mihal (Koze Mihal), sundimtar vendas i Harmankaya (Chirmenkia), me Samsana Chawush dhe të tjerë tekvours duket se, para së gjithash, të kenë qënë të natyrës së një aleance që kthehet pastaj në vasalitet.