Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 26 Pri 2024
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:17

Një dhomë për shpirtin

Nga dritarja e kullës derdhej vështrimi i ftohtë i perandorit. Aristoteli po largohej, ndërsa dëgjoi pas vetes zërin e Aleksandrit 13-vjeçar: Të kam fyer, por nuk dua të ikësh. Mësues, dua të më japësh një detyrë, të

cilën nuk mundem ta zgjidh. Mësuesi, u kthye, vështroi djaloshin që ishte një çudi dhe i tha: Shpirtin e ke të butë, biri im. Por nuk ke kufij në dëshirat, forcën dhe diturinë. Meqë kërkon një detyrë, në rregull, po ta jap. Mëso të njohësh shpirtin tënd. Ndërto një dhomë, të mbyllur nga të gjitha anët, të tillë që të shfrytëzosh vetëm një faqe muri gjatë ndërtimit. Faqja e murit, asnjëherë të mos përshkohet rreth e rrotull dhe në të të ketë kaq dritare, sa janë dhe muret e saj. Kur ta ndërtosh, do të shohësh se kjo dhomë do të jesh ti vetë. Atëhere mund të lavdërohesh se e ke njohur vetveten

.

 

Më tepër në këtë kategori: « Letër qenit tim Rruga »