Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Friday, 03 May 2024
Thursday, 27 October 2011 07:19

Gojëdhana

Ndoshta, sepse qëkur dinë për ekzistencën e tyre si vendbanim dhe kjo është mbi njëmijëvjeçare, pa patur rapsodë popullor dhe njerëz të mençur që zotërojnë të fshehtat e jetës dhe sepse ka patur pak burra të

shquar dhe me emër, zakonisht Çuprija tregonte historitë për kafshë fantastike, vampirë uji, shtriga dhe ulkonja dhe shumë rrallë për vepra të mëdha njerëzore dhe ngjarje. Duke jetuar në varfëri dhe padije nga
një qoshe në tjetrën dhe nga një mejhane në tjetrën, duke u kapërthyer dhe duke e ftuar përsëri njëri- tjetrin, bashkëqytetarët e mi edhe atëhere, kur tregonin për njerëz, zakonisht tregonin për kohën kur kanë qenë në ushtri dhe për disa ndodhi të parëndësishme për të qeshur, të cilat si duket u vinin më shumë për shtat.