Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 25 » Shkalla magjike muzika e qetësisë
E Shtunë, 18 Maj 2024
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:19

Shkalla magjike muzika e qetësisë

Shqipëroi Milena Selimi

Qetësi vere e shtruar. Aromë trëndafilash të lulëzuar. Prekje e lehtë me përjetësinë. Zbrazëti. Kudo. Në stolat e parkut dhe në sheshin e lojërave dhe në shilarset dhe kacavarëset. Dhe në mëngjesoren në cep. Nga pijetoret u larguan bile pjanecët e këtushëm. Papritmas duket ndonjë qen rrugësh, qëndron për një çast, pastaj zhduket diku. Vapa është e padurueshme. Natën-sulm mickonjash. Nuk zgjedhin, as nuk interesohen për grupin e gjakut. Kërkojnë si të shuajnë nevojën e përditshme, thithin gjak të freskët. Sara ka nxjerrë kokë nga dritarja e hapur. Edhe ajo diçka po kërkon. Ka ditë që dëgjon qetësinë. Kërkon ta kthejë në muzikë.