Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 25 » Mbi identitetin etnik të Millosh Gjergj Nikollës Migjenit përmes një leximi të ri të poezisë Kangë më vete
E Dielë, 05 Maj 2024
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:20

Mbi identitetin etnik të Millosh Gjergj Nikollës Migjenit përmes një leximi të ri të poezisë Kangë më vete

Në esenë e vet Poshtërimi në Ballkan , Ismail Kadare ndër të tjera shkruan: Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak.

Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendësuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë.