Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » Gjergj Kastrioti Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë e re greke
E Premte, 26 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 20:46

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë e re greke

 

Më 17 janar 1968, për njëqindvjeçarin e pestë të vdekjes së Gjergj Kastriotit, i njohur edhe si Skënderbeu, Shqipëria organizoi festime të mëdha për nder të heroit të saj kombëtar. Në Tiranë u zhvillua Kongresi i Dytë Albanologjik, në të cilin u bënë shumë kumtesa për jetën dhe veprimtarinë ushtarake të Skënderbeut.

 

Edhe shqiptarët e Italisë dhe të Amerikës, me mbështetjen e universiteteve italiane të Romës, Napolit dhe Palermos organizuan një pelegrinazh në Romë për të festuar kujtimin e tij,me ç rast foli për të edhe Papa Pali VI. Përfundimisht, në Palermo dhe në Prishtinë u mbajtën dy kongrese të albanologjisë, në të cilët u kërkua të përcaktohej personaliteti i vërtetë i Gjergj Kastriotit, i cili ishte mitizuar nga biografi të ndryshme nëpër Mesdhe.

 

Ky udhëheqës i jashtëzakonshëm, i cili në 25 vite arriti të zbrapste sulmet e sulltanëve Murat II dhe Mehmet II, njohu një vdekje të trishtueshme nga malarja, më 1468, në Lezhë, në Shqipërinë e Veriut, larg fushës së luftës në të cilën ishte mbuluar me
lavdi dhe pikërisht ndërsa armiku po i afrohej kërcënueshëm atdheut të tij. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së luftës së Skënderbeut kundër turqve në mbrojtje të lirisë dhe Krishtërimit të popujve të Europës qendrore, shkenca historike shumë vonë i kushtoivëmendje profilt ushtarak të figurës së tij.

Â