Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 30-31 » Francesco Crispi dhe Shqipëria
E Mërkurë, 01 Maj 2024
E Mërkurë, 22 Maj 2013 19:57

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Francesco Crispi ka qenë, së bashku me Cavur-in, Giolitti-n dhe De Gasperi-n, një prej politikanëve dhe burrave të shtetit më të rëndësishëm në historinë e Italisë . Personalitet energjik dhe kompleks, me një veprimtari politike jashtëzakonisht të gjatë dhe të niveleve më të larta, ka ngjallur, si pak të tjerë, ndjenja të përziera dhe gjykime shpesh kontradiktore tek brezat bashkëkohës dhe pasardhës. Revolucionar dhe reaksionar, republikan dhe monarkist, antiklerikal dhe përkrahës i lirisë së besimit, konservator dhe reformist, mbrojtës i vendeve të shtypura dhe imperialist, aq sa ndonjëherë është cilësuar nga ndonjë vrojtues i nxituar si pararendës i Musolinit, Crispi ngre ende shumë pikëpyetje, jo të papërfillshme, rreth pasojave të veprimtarisë së tij si burrë shteti, qoftë brenda vendit, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare.