Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 30-31 » Lufta e Parë Ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqia
E Premte, 26 Pri 2024
E Mërkurë, 22 Maj 2013 19:59

Lufta e Parë Ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqia

 

Në fund të shtatorit të vitit 1912, shtetet ballkanike filluan haptazi të demonstronin përgatitjet për luftë. Më 8 tetor, një ditë pasi morën notën austro-ruse, që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në , shteti më i vogël dhe më i dobët i Ballkanit, Mali i Zi i deklaroi luftë Perandorisë Osmane. Më 17 tetor edhe Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre. Një ditë më pas, koalicionit të shteteve ballkanike iu bashkëngjit edhe Greqia. Filloi kështu Lufta e Parë Ballkanike. Ecuria e Luftës në favor të shteteve ballkanike, shtroi çështjen e ndarjes së territoreve të Perandorisë Osmane, pjesë e të cilave ishin edhe viset shqiptare.

Â