Ndërkohë Gjergj Kastrioti e ndryshoi taktikën mbrojtëse që e pat shpëtuar radhën e parë dhe i sulmoi të dy ushtritë para se ato të mund të bashkoheshin me njera tjetrën, duke shfrytëzuar edhe informatat e vlefshme që i sillnin si dhe njohjen e mirë të terrenit. Sinan-beu u thye i pari: Hysen-beu u mund dhe u kap rob menjëherë pas betejës.
Nuk pati fat më të mirë as Jusuf-beu, që ja mbërriti në afërsitë e Shkupit, në fushën e Pollogut, me tetëmbedhjetëmijë ushtarë të tjerë. Edhe ushtria e tij ja mbathi e çoroditur nga aftësia dhe mjeshtëria taktike e Gjergj Kastriotit. Vetëm qëndresa e këtij luftëtari e pengonte tashmë Muhametin II, i ngulur mirë në Bosfor, për të mbizotëruar edhe Adriatikun, bazë e fuqishme për ndërrmarrjet e mëvonshme drejt Italisë.