Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Saturday, 27 Apr 2024
Sunday, 09 October 2011 08:44

Oksidentalizimi i së shkuarës dhe orientalizmi i së tashmes: Identiteti "evropian" i shqiptarëve sipas shkrimtarit Ismail Kadare e Presidentit Aleksander Moisiu

Paralelisht me rritjen e shanseve të Shqipërisë për t u integruar në Bashkimin Evropian, vërehet një shkallëzim i ligjërimit politiko-intelektual shqiptar rreth identitetit evropian të shqiptarëve. Edhe pse një ligjërim i tillë, që përpiqet të përafrojë identitetin shqiptar me një identitet të perceptuar evropian, nuk paraqet asgjë të re si argument, shumë pak vëmendje i është kushtuar mënyrës së formulimit tij dhe pasojat për hapësirën politiko-intelektuale shqiptare dhe, nga ana tjetër, sa përputhet ai me ligjërimin e sotëm jashtë Shqipërisë.

Duke përdorur metodën e analizës konceptuale, ky punim shqyrton idetë brënda dy teksteve të kohëve të fundit, të presidentit shqiptar Alfred Moisiu, dhe të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Ky punim argumenton se identiteti evropian i shqiptarëve, siç është perceptuar nga Kadare e Moisiu është eurocentrik, esencialist, fundamentalist dhe anti-modernist. Ata e vështrojnë Evropën si një hapësirë kulturore të krishterë, të perceptuar vetëm në mënyrë pozitive, e nderkaq statike dhe e pandryshueshme. Po ashtu, ajo shihet si njësi fetare intolerante dhe përjashtuese e tjetrit. Për të përafruar identitetin shqiptarme atë evropian autorët përdorin një ligjërim të tillë që përpiqet të oksidentalizojë të shkuarën dhe të orientalizojë të tashmen e historisë kulturore shqiptare, me qëllimin që të zbusë, ose të përjashtojë, elementet e perceptuara si joevropiane në të për t ia përshtatur sa më mirë identitetit evropian të shqiptarëve. Një ligjërim i tillë është i padobishëm dhe i panevojshëm në kontekstin e sotëm shqiptar dhe evropian.