Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 3 » E vetmja mënyrë për të mbushur humnerën midis realitetit dhe ëndrrave tona është të flasësh për të
E Dielë, 12 Maj 2024
E Dielë, 09 Tetor 2011 19:16

E vetmja mënyrë për të mbushur humnerën midis realitetit dhe ëndrrave tona është të flasësh për të

Intervistë

Viktima të Detyrës e Joneskos, vënë në skenë nga studentët e vitit të katërt, me regjizor Arben Kumbaron, ishte një realizim që na duket se premton një teatër shqiptar bashkëkohor. Për shfaqjen u fol mjaft edhe në shtypin e përditshëm, jo vetëm nga pikpamja artistike, por edhe pse aty, për herë të parë në historinë e teatrit shqiptar del një nudo në skenë dhe ngaqë ajo u pezullua për shkak se drejtoria e Institutit e kishte premtuar skenën për një sfilatë mode... I drejtuam disa pyetje regjizorit Kumbaro për t'i kërkuar mendimin rreth ndonjë mëdyshjeje që na lindi pasi pamë Viktima të Detyrës.