Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 10
E Premte, 26 Pri 2024

Nr. 10

E Hënë, 17 Tetor 2011 19:08

Editorial: Piramida prej balte

Publikuar në Nr. 10 Shkruar nga Fatos Lubonja
E gjithë bota i ktheu sytë me habi nga Shqipëria. Ç'është ky rast i veçantë? Si është e mundur që në kapërcyell të shekullit XX një shtet evropian të shkatërrohet deri në atë shkallë sa të hapen burgjet dhe depot e armatimeve, të armatoset e gjithë popullsia dhe vendi të mbesë në dorë të bandave kriminale? Si është e mundur që politikanët të cilët e shkaktuan këtë katastrofë, të mos ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie, por, përkundrazi të përgatisin tragjedi të reja për popullin? Si është e mundur që vendet evropiane, ku politikanët detyrohen të japin dorëheqjen edhe për një skandal rryshfeti, të mbajnë qëndrime kaq të buta ndaj politikanësh të tillë?   Vakumet e historisë E veçanta shqiptare nuk mund të kthjellohet pa e kthyer më parë vështrimin nga historia e këtij vendi. Në vitin 1912 njëri nga etërit e nacionalizmit shqiptar, Mithat Frashëri, shkruante se shqiptarët ndodheshin asokohe përpara detyrës që ta kthenin vendin e tyre nga një grumbull i shpërndarë fisesh në një komb. Shqipëria e vitit 1912 banohej nga fise të ndryshme në veri dhe në jug të lumit Shkumbin të cilët njihnin deri diku pushtetin qendror të Stambollit, apo përfaqësuesit e tij në vilajete, por…
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:09

Shpëtim i kombit apo një trampolinë dhe aq?

Publikuar në Nr. 10 Shkruar nga Ardian Klosi
Në një nga numrat e gushtit revista Klan boton rrëfimin e Preç Zogajt për prapaskenat e marrëveshjes së 9 marsit. Siç e nënvizon edhe gazetari intervistues, pyetja nëse duhej bërë ose jo kompromisi me Berishën, me muajt e lëngatës që e
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:14

Edhe një vit i mbrapshtë në historinë shqiptare

Publikuar në Nr. 10 Shkruar nga Agim Vinca
Ngjarjet tragjike të marsit 97 tronditën jo vetëm Shqipërinë si shtet (atë gysmëShqipëri edhe ashtu të cunguar), por edhe mbarë kombin shqiptar në Ballkan dhe kudo betër në botë. E si të mos e trondisnin? Sikur nuk mjaftonte dhuna dhe terrori i
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:17

Shqipëria e etërve

Publikuar në Nr. 10 Shkruar nga Bashkim Shehu
Shpeshherë kohët e fundit, në takime me gazetarë apo analistë perëndimorë, jam ndeshur në pyetjen: Kush mund ta zëvendësojë Berishën? , ose: A ka njerëz në Shqipëri që mund ta zëvendësojnë Berishën? Pra, pyetja shtrohet në terma
E Hënë, 17 Tetor 2011 20:19

Rënie e lirë në transin shqiptar

Publikuar në Nr. 10 Shkruar nga Edi Muka
Në Shqipërinë e fillimvitit 97 ajo çka u përjetua, mishërua dhe riformua më së shumti ishte e papritura. Që nga marsi i këtij viti në çdo formë të medias, qoftë atë statike apo të lëvizshme, verbale apo grafike, në shqip apo në çfarëdo gjuhe e
Faqja 1 nga 4